Lajme
“Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpi, e djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra”| Familjari jep detaje nga rasti tragjik
Demokracia
13:00 | 25 Qershor 2023

Share:

Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e shtunë, ku nga vërshimet humbën jetën dy familjarë të tyre, nëna bashkë me djalin e saj.

Ai ka thënë se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur duke e zënë kështu djalin 5 vjeç.

Tutje, ai tha se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës edhe ka rënë mbi djalin. Në oborrin e vëllait u mbushë plotë ujë, pastaj ka hy brenda dhe menzi i kemi shpëtu edhe dy fëmijët tjerë. Jemi mundu me shpëtu nusen, e kemi gjetur në një bodrum. Një orë e gjysmë derisa e kemi gjetur”, u shpreh ai për kp.

Vërshimet në Pejë morën jetën e dy qytetarëve, ndërsa u lënduan dhe disa tjerë.

Po ashtu, u shkaktuan dëme të shumta materiale. Lidhur me vërshimet në qytetin e Pejës ka pasur reagime të shumta, ndërsa krerët e shtetit kanë ofruar gjithë mbështetjen për qytetarët në Pejë.

Të ngjashme