Lajme
Nurellari rikthen deklaratat plot entuziazëm të Kurtit për Gjykatën Speciale
Demokracia
18:51 | 04 Prill 2023

Share:

Analisti Adri Nurellari ka kujtuar deklaratat entuziaste të kryeministrit aktual, Albin Kurtit, në këtë fillim të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara.

Nurellari me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se derisa Kurti po ballafaqohet me solidaritet masiv mbarëkombëtar me çlirimtarët, ai dikur thoshte “Shko Hashim në Hagë”, shkruan Demokracia.com.

“Sot, që ballafaqohet me ringjalljen e solidaritetit masiv mbarëkombëtar për çlirimtarët, pretendon se solidarizohet me liderët e UÇK-ës, ndërsa para ca kohësh shkruante “Shko Hashim në Hagë” gjithë entuziazëm për vënien në lëvizje të proceseve ndaj çlirimtarëve”, ka deklaruar Nurellari.

“Poashtu, vitin e kaluar deklaronte tek Al Jazeera se janë bërë lëshime në dialog për shkak të shantazhimit nga Gjykata Speciale”, vijon ai.

“Burgu nuk është tragjedi dhe fatal. Sidomos ky i Hagës. Besoj që Ramushi, Fatmiri e Batoni të kanë treguar: aty ka televizor, ushqim të mirë tre herë në ditë, salla për rekreacion dhe libra të panumërt në bibliotekë të pasur. Nuk të ndodh asgjë e keqe atje, përveç faktit që do të kesh kohë të përballesh me ndërgjegjen tënde, të cilën kushedi sa vite ka që nuk e takon më. Shko Hashim”, thoshte me poshtërsi Kurti dikur. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024