Lajme
Nurellari: E pabesueshme, Kurti glorifikon Ivanoviqin e nënçmon UÇK-në
Demokracia
11:46 | 17 Janar 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar ndaj lëvdatave që kryeministri Albin Kurti ka shprehur për politikanin e vrarë serb Oliver Ivanoviq, i cili është dënuar për krime ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, është e pabesueshme se si kryeministri i vendit glorifikon një kriminel lufte, ndërsa në përvjetorin masakrës se Reçakut nuk ka lejuar ta marrë fjalën një ish-luftëtar i UÇK-së.

Ai ka rikujtuar se Ivanoviq ishte dënuar për krime ndaj shqiptarëve nga drejtësia e EULEX-it.

Postimi i plotë:

Është e pabesueshme që kryeministri i Kosovës, në të njëjtën kohë nënçmon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke mos lejuar ish-luftëtarin e saj Adem Ramadanin që të marrë fjalën në akademinë përkujtimore me rastin e 24-

vjetorit të Masakrës së Reçakut dhe njëherazi glorifikon Oliver Ivanoviqin i cili ka qenë i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës 1999-2000.

Pra si mundet që një kryeministër i Kosovës nga njëra anë të nderojë njē person që është shpallur fajtor nga gjykatësit e EULEX-it për vrasjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga veriu i Kosovës dhe ana tjetër të mos nderojë një veteran të UÇK-së në një ngjarje përkujtimore të viktimave të kriminelëve të luftës të ngjashëm me Ivanoviqin?!

Të ngjashme