Lajme
Nurellari: Deklarata e BE-së dhe DASH-it konfirmon që Kurti i amnistoi Pantiqin dhe serbët që krijuan trazira që dy javë
Demokracia
19:51 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Një reagim i përbashkët i zëdhënësit të Bashkimit Evropian dhe të Departamentit të Shtetit ia nxorën në shesh kryeministrit Kurti edhe gënjeshtrën lidhur me lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Sipas tyre, lidershipi kosovar u ka ofruar garanci se asnjë serb nuk do të arrestohet ose përndiqet për trazirat në veri, duke i amnistuar kështu ata prej veprimeve terroriste për dy javë rresht, shkruan Demokracia.com.

Ndaj amnistimit të tyre, duke theksuar edhe deklaratën e dy zëdhënësve, ka reaguar edhe Adi Nurellari nga PDK-ja.

Nurellari ka thënë se Kurti u përpoq ta trajtonte lirimin e Pantiqit si një veprim teknik, që vinte si lëshim i prokurorit Bajraktari, duke shprehur habi për vendimin, ndërkohë që Ministrja e Drejtësisë e quajti veprim të rëndë dhe Lëvizja Vetëvendosje e quajti tradhti, por deklarata sqaron se ka pasur negociata të udhëhequra prej BE dhe SHBA për të gjetur një zgjidhje politike që shmang përshkallëzimin.

“Aty thuhet e bardhë me të zezë “i mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës (We welcome the assurances of the leadership of Kosovo)” që asnjë serb të mos arrestohet ose përndiqet për zhvillimet në veri”, shkruan Nurellari.

Ky është postimi i plotë i Adri Nurellarit:

Zëdhënësit e Bashkimit Evropian dhe Departamentit të shtetit nxjerrin në shesh mashtrimin e Kurtit me deklaratën e tyre të përbashkët duke treguar se paska një marrëveshje të negociuar prej tyre sipas të cilës serbët e veriut nuk do të preken për trazirat e fundit.

Kurti u përpoq ta trajtonte lirimin e Pantiqit si një veprim teknik që vinte si lëshim i prokurorit Bajraktari duke shprehur habi për vendimin e ndërkohë ministrja e drejtësisë e quajti veprim të rëndë ndërsa partia në pushtet e quajti tradhëti.

Mirēpo e gjitha kjo shfaqje u demaskua nga deklarata e përbashkët e sapodalë e Zëdhënësit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe Zëvendës zëdhënëses së Departamentit të Shtetit të SHBA-së për tensionin në rritje në Veri të Kosovës. Deklarata sqaron se ka pasur negociata të udhëhequra prej BE dhe SHBA për të gjetur një zgjidhje politike që shmang përshkallëzimin. Aty thuhet e bardhë me të zezë “i mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës (We welcome the assurances of the leadership of Kosovo)” që asnjë serb të mos arrestohet ose përndiqet për zhvillimet në veri. Pra është prapë Kurti ai që përsëri zmbrapset dhe amneston Pantiqin dhe banditët që bllokojnë veriun sikurse u zmbrapsën për targat apo zgjedhjet. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024