Lajme
Nura: Qëllimisht u pre kablloja e transparentit me fotografi të Thaçit dhe Veselit
Demokracia
14:29 | 20 Shkurt 2022

Share:

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se dikush i ka prerë qëllimisht kabllot metalike të transparentit me fotografi të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Nura në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe tepër i ulët, përcjell Demokracia.com.

“Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët.  Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, ka shkruar Nura.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët.

Dikënd po e pengon e vërteta.

Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla.

Drenica nuk i harron bijtë e saj.

Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme