Lajme
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 29 mijë
Demokracia
08:45 | 12 Shkurt 2023

Share:

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar, ka shkuar në mbi 29 mijë.

Në anën tjetër, autoritetet turke kanë njoftuar se këtë vend deri më tani janë regjistruar 24.617 viktima kurse 4.500 tjera në Siri.

E ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet të qytetarëve që kanë mbetur nën rrënojat, megjithatë i ftohti po ua vështirëson punën.

Me kalimin e ditëve, shpresat për të mbijetuar vetëm sa vijnë e pakësohen për faktin se pa ujë, ushqim e në të ftohtë, të paktë janë ata që mund t’i mbijetojnë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se asnjë qytetarë nuk do të mbetet pa kulm mbi kokë.

Të ngjashme