Lajme
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni arrin në 30 ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë
Demokracia
08:33 | 02 Janar 2024

Share:

Të paktë 30 persona kanë humbur jetën nga tërmeti 7.6 ballësh, i cili dërgoi valë cunami në Japoni.

Më shumë se 140 pasgoditje vazhduan të tronditnin Japoninë që nga mëngjesi i së martës, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, e cila paralajmëroi se lëkundjet e forta mund të vazhdojnë në ditët në vijim.

Qindra ndërtesa janë shembur në zonat e goditura nga tërmeti, duke përfshirë prefekturat Niigata, Toyama, Fukui dhe Gifu, duke lënë shumë të plagosur.

Në epiqendrën e tij në gadishullin Noto, dëmtimi i rrugëve ka bërë më të vështirë punën e ndihmës dhe shpëtimit, ndërsa më shumë se 30 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin më shumë të mbijetuar nga ndërtesat e shembura, të penguara nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë.

“Ne duhet të garojmë me kohën për të kërkuar dhe shpëtuar viktimat e katastrofës”, tha kryeministri Kishida pas një takimi për reagim ndaj fatkeqësive.

“Janë konfirmuar dëme shumë të mëdha, duke përfshirë viktima të shumta, shembje ndërtesash dhe zjarre” tha ai, duke shtuar se shpëtimtarët po e kishin të vështirë të arrinin majën veriore të gadishullit Noto.

Të ngjashme