Lajme
Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza arrin në 20 mijë e 424
Demokracia
17:25 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Ka shkuar në 20 mijë e 424 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Të plagosur janë 54 mijë e 36, si pasojë e sulmeve izraelite që nisën më 7 tetor.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Gaza 166 palestinezë u privuan nga jeta, ndërsa të plagosur mbetën 384 të tjerë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Më herët një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se forcat e tyre kanë vrarë rreth 8 mijë luftëtarë palestinezë që  nga koha kur nisi lufta, por kjo nuk është konfirmuar ende në mënyrë të pavarur.

Ndërsa lidhur me shifrat që po jepen lidhur me numrin total të palestinezëve të vrarë, shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths ditë më parë tha se nuk janë fort të sakta, sipas tij kjo për shkak se ka të atillë që janë nën rrënoja që ende nuk janë të numëruar në shifrat e publikuara.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024