Për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19 në vendin tonë dhe kërkesave për testim, në Prishtinë është hapur edhe një qendër për testim.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.
“Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, njofton ai.
Sadiku ka njoftuar edhe për orarin e punës së dy qendrave të testimit
Njoftimi i plotë:
Hapet edhe një qendër për testim për COVID19
✅Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID19.
✅Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim,
✅Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish.
Orari:
Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve
E hënë – diel
Orari:08.00-16.00,
Qendra në QMF IV, Xhemail Ibish
E hënë e premte
Ora: 8.00-15.00
#PR4PR
#perpeimrama