Lajme
Numri i këshilltarëve të Kurtit, Tahiri: Prej 5 në 50-të, Albini i han fjalët e veta
Demokracia
14:01 | 23 Gusht 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti i cili në vitin 2019 pati deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dikur Kurti thonte se ai kryeministër që i ka pesë këshilltarë është i paaftë, e siç u shpreh ai “Kurti i ka 34 këshilltarë”.

“Kurti, prej 5ve në 50-të! Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t’i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij.

I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë VV. Kështu është kur krejt partia bartet në Qeveri ”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai po ashtu tha se: “Shiheni videon e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexone Rregulloren nr.14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive që dje, me datën 22.08.2023 ka hyrë në fuqi”.

Të ngjashme