Lajme
Numri i civilëve të vrarë kalojnë numrin prej 10 mijëve në Ukrainë
Demokracia
16:33 | 21 Nëntor 2023

Share:

Numri i vdekjeve të civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus është rritur mbi 10 mijë, tha zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga armë shpërthyese si predha, raketa dhe municione thërrmuese, njoftoi OKB.

Rreth gjysma e vdekjeve të fundit kanë qenë prapa vijës së frontit, shtoi ai, pjesërisht për shkak se forcat ruse kanë përdorur raketa me rreze të gjatë. Edhe municionet e braktisura kanë shpërthyer, raporton skynews.

Misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut, i cili ka dhjetëra vëzhgues në Ukrainë, tha se pret që numri përfundimtar i të vdekurve të jetë “dukshëm më i lartë”.

Danielle Bell, e cila kryeson misionin e monitorimit, tha se “dhjetë mijë vdekje të civilëve është një moment historik i zymtë për Ukrainën. Lufta e Federatës Ruse kundër Ukrainës, i cili tani hyn në muajin e saj të 21-të, rrezikon të evoluojë në një konflikt të zgjatur, me koston e rëndë njerëzore që është e dhimbshme për t’u kuptuar”.

Ndryshe, Moska zyrtare mohon të ketë shënjestruar qëllimisht civilët.

Të ngjashme