Lajme
Numri dy në listën e LDK-së tregon pse kjo parti e kandidoi Hotin për kryeministër të Kosovës
Demokracia
21:14 | 19 Janar 2021

Share:

Kandidati i LDK-së për deputet, Kujtim Shala ka folur lidhur me përgaditjet e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai mes tjerash është deklaruar edhe rreth kandidimit të Avdullah Hotit për kryeministër.

Shala në emisionin “Rubikon” ka thënë se brenda partisë ku ai bën pjesë, të gjithë janë pajtuar që Hoti të jetë kandidat për kryeministër, pasi e kanë vlerësuar punën e tij, shkruan Demokracia.com

“Hoti është kryeministër në detyrë. Mandati i tij u ndërpre për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se z.Hoti kishte atë funksion ne kishim vlerësuar punën e tij dhe të qeverisë dhe në të vërtetë nuk kemi diskutuar për kandidatura të tjera. Domethënë kjo është arsyeja”, tha Shala.

Kujtojmë se Shala në zgjedhjet e 14 shkurtit garon si i dyti në listën e LDK-së me kandidatët për deputet./Demokracia.com

Të ngjashme