Lajme
Numëron mbi 18 mijë vota me kusht, LVV-ja merr më shumë se gjysmën e tyre
Demokracia
21:07 | 01 Mars 2021

Share:

Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Deri më tani janë numëruar 18 mijë e 571 vota, raporton Demokracia.com.

Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar më shumë se gjysmën e tyre, pra 9 mijë e 361 vota janë për LVV-në.

Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka arritur që të sigurojë 3 mijë e 475 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 1 mijë e 951 vota dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës 1 mijë e 552 vota, raporton më tutje Demokracia.com.

Theksojmë se zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në konferencën e fundit për medie ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit të numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë numërimi i votave nga diaspora.

Ndryshe, numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta ka nisur të dielën pas orës 22:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme