Lajme
Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, gati gjysma e tyre i takojnë LVV-së
Demokracia
16:16 | 01 Mars 2021

Share:

Është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në ora 15:00 janë numëruar 13 mijë e 570 vota, raporton Demokracia.com.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të sigurojë më së shumti vota.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), deri më tani ka siguruar 6 mijë e 747 vota, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 2 mijë e 372 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 1 mijë e 473 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), 1 mijë e 301 vota, raporton më tutje Demokracia.com.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Theksojmë se numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta ka filluar të dielën pas orës 22:00.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 520; Prizren 2 953; Fushë Kosovë 1 562; Suharekë 1 538; Mitrovicë e Jugut 1 528 dhe Gjakovë 1 521.

Më poshtë ju sjellim tabelën me votat e numëruara deri në ora 15:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme