Lajme
Numërohen gjysma e votave me kusht, KQZ-ja jep detaje
Demokracia
17:33 | 01 Mars 2021

Share:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Menjëherë pas tyre, do të fillohet me numërimin e votave nga jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se tashmë janë numëruar gjysma e këtyre votave.

“Sipas të dhënave janë rreth 32 mijë fletëvotime të konfirmuara me kusht dhe të personave me nevojë ta veçanta, të cilat janë duke u numëruar. Deri tani janë numëruar gjysma e tyre”, deklaroi ai.

Elezi bëri të ditur se pasi të përfundon numërimi i këtyre votave do të fillojnë me numërimin e votave nga diaspora.

“Pasi të numërohen votat me kusht, do të fillojë numërimi i votave nga diaspora. KQZ ka aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 569 zarfe”, deklaroi ai.

Elezi tha arsyet pse janë refuzuar këto fletëvotime janë nga më të ndryshme.

Arsyet e refuzimit janë të ndryshme dhe janë të kategorizuara në 7 grupe kryesore:

  • 9 mijë e 199 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;
  • 6 mijë e 665 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;
  • 1 mijë e 325 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;
  • 2 mijë e 451 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);
  • 910 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim;
  • 1 mijë e 656 zarfe me fletëvotime jashtë rrethit të ngushtë familjar. Pra, brenda një pakoje/dërgese kanë qenë nga 84, 39, apo 37 zarfe të individiualizuara me fletëvotime jashtë rrethit të ngushtë familjar; dhe
  • 385 pako me fletëvotime që janë dorëzuar personalisht në postën numër 6 në Kosovë dhe nuk përmbajnë vulën dhe as pullën postare të postës dërguese. /Demokracia.com/

Të ngjashme