Lajme
Numërohen gjysma e votave me kusht, ky është rezultati i deritanishëm
Demokracia
17:59 | 01 Mars 2021

Share:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar gjysma e votave me kusht dhe e personave me nevoja të veçanta.

Në një konferencë për medie, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka deklaruar se menjëherë pas tyre, do të fillohet me numërimin e votave nga jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se tashmë janë numëruar gjysma e këtyre votave.

“Sipas të dhënave janë rreth 32 mijë fletëvotime të konfirmuara me kusht dhe të personave me nevojë ta veçanta, të cilat janë duke u numëruar. Deri tani janë numëruar gjysma e tyre”, deklaroi ai.

Elezi bëri të ditur se pasi të përfundon numërimi i këtyre votave do të fillojnë me numërimin e votave nga diaspora.

“Pasi të numërohen votat me kusht, do të fillojë numërimi i votave nga diaspora. KQZ ka aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 569 zarfe”, deklaroi ai.

Elezi tha arsyet pse janë refuzuar këto fletëvotime janë nga më të ndryshme.

Sipas rezultateve të deritanishme, është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 7 mijë e 689 vota, më pas Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur që të mbledh 2 mijë e 590 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 1 mijë e 636 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1 mijë e 393 vota, raporton Demokracia.com.

Numri i përgjithshëm i votave të deritanishme ka arritur në 15 mijë e 65.

Theksojmë se procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta ka nisur të dielën pas orës 22:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme