Lajme
Numërohen 80% e votave, kryeson Erdogan
Demokracia
21:18 | 14 Maj 2023

Share:

Informacionet tregojnë se sipas rezultateve me 80% të votave të numëruara në Turqi, Tayyip Erdogan kryeson me 50,43%, Kemal Kilicdaroglu 43,77%, Sinan Ogan 5,31% dhe Muharrem Ince 0,5%.

Në 80% të votave të numëruara, Stambolli dhe qendrat e tjera të mëdha urbane të Turqisë integrohen gradualisht dhe forcohet përqindja e kandidatit të opozitës Kemal Kilicdaroglu. Këto shifra vijnë nga agjencia e kontrolluar nga shteti Anadoli, e cila publikon një rrjedhë rezultatesh me urdhër të Ministrisë së Brendshme.

Minut pas minute, ndërsa më shumë numërime përfshihen në rezultatet zyrtare, tendenca tregon se epërsia fillestare e Tayyip Erdogan po zvogëlohet dhe përqindja e Kemal Kilicdaroglu po rritet.

Numërimi i 80% të votave katër orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Turqi (17:00), kjo shifër tregon se numërimi zyrtar po ecën me ritme shumë të shpejta. /abcnews.al

Të ngjashme