Lajme
Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve
Demokracia
20:51 | 18 Maj 2025

Share:

Një numër i madh i armëve ilegale janë në duar të qytetarëve në Kosovë. Vetëm në vitin 2024 janë konfiskuar mbi 1500 armë dhe 24 mijë municione. Për këtë ekspertët e sigurisë kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa parandaluese.

Plumba të kallashnikovit u shkrepën mbrëmjen e së hënës në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

E ky nuk është rasti i vetëm kur armët u përdorën për qërim të hesapeve ndërmjet grupeve të ndryshme.

Të shtunën që lamë pas, në mes të ditës pati të shtëna më armë zjarri në rrugën ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë.

Vetëm në vitin 2024, sipas të dhënave që Tëvë 1 ka siguruar nga Policia e Kosovës, janë konfiskuar 1537 armë ilegale dhe 24 mijë municione.

Ish – hetuesi policor , Refki Morina, fajtor për armatosjen e vazhdueshme të qytetarëve e sheh mos punën e institucioneve në vend.

“Duhet të angazhohemi edhe në pikat kufitare edhe në kufi për arsye shpeshherë kufijtë tanë mund të jenë ato që transportohen nga një vendi në vend tjetër në mënyrë ilegale. Por mund të merren edhe hapa tjerë për vetëdijesimin e qytetarëve. Nga MPB nga Policia edhe institucionet tona shtetërore të lehte një afat i caktuar kur ata mund të dorëzojnë armët ilegale pa ndonjë pasojë”, vlerëson Morina.

Madje ai kërkon dënime me të ashpra nga gjykatat në vend.

“Gjithashtu edhe Gjykta duhet ta bëjë punën e vet duhet dënim të jetë komfor kodit penal mos të jenë denime që kanë qenë deri tash të cilat në një menyrë apo tjetër kanë frikuar të tillë por të jenë dënime me burg dhe jo vetëm me gjobë”, thotë koloneli nw pension Morina.

Kurse psikologja, Rrezarta Sadiku ka treguar faktorët të cilët po ndikojnë në armatosjen e qytetarëve.

“Realisht është mos përgjegjësia, shpeshherë edhe institucionale mos vetëdija për rreziqet potenciale, krenaria e tepërt mbi armën , çrregullimet e ndryshme psikologjike që shpeshherë vijnë si rezultat i mos trajtimi të duhur. Armëmbajtja kur merret pa leje në kuptimin e gjerë sidomos tek të rinjtë na flet që kemi një rrezik potencial për problemet që shpeshherë që familjarët apo të tjerët nuk e din”, shprehet ajo.

Policia e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se çdo vit konfiskohen nga 1300 deri në mbi 1500 armë në vit./teve1.info

Të ngjashme