Gezim Mehmeti do të jetë kandidati që zëvendëson Selim Pacollin në garën për kryetar të Prishtinës, nga radhët e AKR-së, pasi këtij të fundit iu ndalua kandidimi nga KQZ.
Këtë e bëri të ditur Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Unë mbështes fuqimisht kandidaturën e re të Gezim Mehmetit i cili si Drejtor i Infrastrukturës, vitet e fundit ka treguar udhëheqje të fortë për të ndjekur projektet e zhvillimit në Prishtinë, qofshin ato në zonat urbane apo rurale, çdo cep i Prishtinës e ka parë punën e tij. Me Gezimin si Kryetar, Prishtina do të ketë dikë që i njeh nevojat e qytetit dhe siguron udhëheqjen dhe vizionin për transformim. Çka është më rëndësi, pas gezimit do të qëndroj une, Selimi, asambleistët dhe i gjithe stafi i përzgjedhur për Prishtinën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.