Sport
Nuk u lejohet alkooli në “Katar 2022”, bashkëshortet e lojtarëve anglezë marrin një vendim interesant
Demokracia
18:08 | 11 Mars 2022

Share:

Botërori “Katar 2022” do të sjellë shumë risi të reja dhe njëra prej tyre është rregulli që të ndalohet në mënyrë kategorike pirja e alkoolit në vende publike.

Kjo gjë ka ndikuar shumë të tifozët, sidomos anglezë, të cilët nuk mund të shtyjnë asnjë ndeshje nëse nuk kanë të paktën një gotë birrë.

Duket se gratë e futbollistëve anglez e kanë gjetur zgjidhjen për këtë problem. Ato kanë menduar të qëndrojnë në një anije të ankoruar në Doha, e cila do të presë turistë nga e gjithë bota.

Aty gjithashtu do të lejohen të krijohen festa të shumta, ku bashkëshortet seksi të futbollistëve mund të festojnë sa herë që Anglia arrin të fitojë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme