Lajme
Nuk rilicencohet mjeku nga Lugina, Haxhiu: Skandal, në kohën e pandemisë Kurti e Vitia patën lejuar mjekët nga Serbia që të punojnë pa licencë në Kosovë
Demokracia
11:15 | 01 Shtator 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas lajmit se Ministria e Shëndetësisë se ka rilicencuar mjekun nga Lugina që punon në QKUK, Amir Rexhepi.

Haxhiu ka thënë se në kohën e pandemisë Arben Vitia dhe Albin Kurti i patën lejuar mjekët nga Serbia që të punojnë pa liçensë në Kosovë ndërsa tani vendosin kufizime për mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

“E kam thënë se Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2022 Për Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë të Huaj është bërë për interesa të sektorit privat, këtë e konfirmon rasti i Dr. Amir Rexhepit, të cilit ia refuzuan rilicencimin në Kosovë”

Reagimi i plotë:

Skandal pas skandali në shëndetësi.
Në kohën e pandemisë Arben Vitia dhe Albin Kurti patën lejuar mjekët nga Serbia që të punojnë pa licencë në Kosovë , ndërsa tani vendosin kufizime për mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
E kam thënë se Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2022 Për Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë të Huaj është bërë për interesa të sektorit privat, këtë e konfirmon rasti i Dr. Amir Rexhepit, të cilit ia refuzuan rilicencimin në Kosovë.

Të ngjashme