Lajme
Nuk po përgjigjet në pyetjet parlamentare, IKD: Veprimi i Kurtit është jokushtetues
Demokracia
11:01 | 08 Tetor 2023

Share:

Veprimi i kryeministrit, Albin Kurti për mos përgjigjen e tij në pyetjet e opozitës del të jetë jokushteteues.

Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova, monitoruesi i Kuvendit nga IKD-ja, Naim Jakaj.

“Në nenin 97 të Kushtetutës së Kosovës përcaktohet qartë, qeverisa e ka obligim t’i përgjigjet kuvendit për nga fushëveprimtaria dhe dikasteret që ministritë e caktuara qeverisin.” – ka thënë Jakaj.

Ai tutje ka thënë se qëndrimi i opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare mund të ndryshojë nëse ekzekutivi do të zgjidhte dialogimin.

Veprimi që Kurti vendosi ta merr, del se nuk ka ndodhur më herët nga asnjë udhëheqës i Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024