Sport
“Nuk po luajmë kundër Mbappes, por Francës” – Walker beson se Anglia mund të arrijë gjysmëfinalen e Botërorit
Demokracia
10:39 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Përfaqësuesi anglez i futbollit, Kyle Walker tha se e respekton sulmuesin francez Kylian Mbappe, por shtoi se beson në fitoren e ekipit të tij në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

“Unë mendoj se nuk është Anglia kundër Mbappes, por Anglia kundër Francës”, tha Walker në konferencën për shtyp, njofton Sky Sports, transmeton Demokracia.com.

“Ne e respektojmë faktin që ai është një lojtar i mirë, i cili është në formë të shkëlqyer. Megjithatë, ne nuk do t’i hapim tapetin e kuq dhe do t’i tregojmë se si të shënojë për ne”, shtoi futbollisti anglez.

“Unë përfaqësoj vendin tim në çerekfinale të Kupës së Botës. Nëse humbasim, shkojmë në shtëpi. Mbappe nuk do të më pengojë të fitoj Kupën e Botës për vendin tim. Franca nuk ka vetëm Mbappe. Ata kanë shumë futbollistë të tjerë të mirë, të cilët nuk duhet t’i nënvlerësojmë”, tha Walker.

Franca po mbron titullin e saj në Kupën e Botës, të cilën e fitoi katër vjet më parë në Rusi, pasi mposhti në finale Kroacinë 4:2.

“Francezët kanë lojtarë që kanë fituar trofe, kampionate botërore. E dimë që të gjithë po pyesin për Mbappen, por nuk duhet të harrojmë Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele… Ata lojtarë mund të na krijojnë problem”, ka përfunduar përfaqësuesi anglez.

Ndeshja mes Anglisë dhe Francës do të luhet të shtunën në orën 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024