Tomë Gashi, avokat, është një person që nuk ngurron t’i tregojë mendimet e tij. Avokati Gashi shfaqet në media në Kosovë e Shqipëri, por edhe shkruan goxha shpesh në “Facebook”.
Sa herë që Gashi vendos për të shkruar, në sy bien gabimet e shumta drejtshkrimore.
Njëjtë ka ngjarë edhe me një shkrim të tij të publikuar para një ore.
Gashi ka shkruar një fjali, por një fjali me shumë gabime drejtshkrimore. Bie në sy një fjalë “e zbuluar” nga avokati – “shkoin”.