Lajme
Nuk përfilli urdhrat e vazhdoi të shtyhet me veturën e Policisë, arrestohet vozitësi në Gjakovë
Demokracia
21:23 | 06 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në fshatin Babaj i Bokes të Gjakovës pasi që ka refuzuar që të përfill urdhrat e Policisë së Kosovës që të lëvizë automjetin e tij dhe është shtyrë me automjet e policisë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sot me date 06.05.2022 rreth orës 12:00 ne fsh. Babaj i Bokes, derisa zyrtarët policor kane qenë të angazhuar sipas detyrës zyrtare ne rregullimin e komunikacionit.   I dyshuari ka refuzuar te përfill urdhrin e zyrtarit policor për te lëvizur prapa me automjet dhe ne kundërshtim me urdhrat e dhënë nga zyrtaret policor dhe i dyshuari ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor”, tha Gjurkaj.

Sipas tij i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar ne stacion policor,  është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari mbahet në ndalim policor për 48 orë”./Demokracia.com/

Të ngjashme