Lajme
Nuk ndalet Kurti, sulmon sërish Prokurorinë: Si është e mundur që nuk ka veprime për situatën në veri?
Demokracia
11:58 | 13 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar sërish Prokurorinë e Kosovës. Kësaj radhe për tensionet në veri, duke thënë se është habitur si Prokuroria nuk po ndërmerr veprime.

Kurti ka thënë se ka fotografi e video, kurse nuk ka veprime nga Prokuroria.

Sipas kryeministrit, këta ekstremistë kanë qenë nëpër burgje edhe më herët, prandaj është shumë më e lehtë për Prokurorinë.

“Nuk e kuptoj Prokurorinë tonë të shtetit, nuk e kuptoj si është e mundur që përkundër qindra fotografive e video-xhirimeve, denoncimeve me emër e mbiemër të atyre personave, nuk ka veprime nga Prokuroria. Është përsëritje e situatës së dhjetorit të kaluar, ku për 3 javë barrikada, asnjë aktakuzë. Tash më 26 dhe më 29 maj nuk shohim veprime të Prokurorisë. Andaj për mua mbetet e pakuptimtë si është e mundshme të ketë këso lloj pasivitetit të prokurorisë së shtetit ndaj këtyre krimeve. Një numër i konsiderueshëm i këtyre ekstremistëve të dhunshëm, edhe kanë qenë në burg më herët. Njësitet Speciale janë aty për shkak të ekstremistëve të dhunshëm e grupeve kriminale. Në mënyrë graduale në përputhje me vlerësimet e sigurisë, do të mund të zvogëlonim atë prani. Hapi i parë sundimi ligjit”, tha Kurti.

Të ngjashme