Lajme
Nuk ndalen bombardimet në Kharkiv, 4 të vdekur dhe 7 të plagosur nga sulmet mbi qendrat spitalore
Demokracia
19:26 | 26 Maj 2022

Share:

Të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në granatimet e qendrave rajonale në zonën e Kharkiv, sipas Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.

Në një mesazh të postuar në kanalin e tij Telegram të enjten, Syniehubov u kërkoi banorëve të qëndrojnë në strehimore gjatë shkëmbimeve të vazhdueshme të zjarrit midis forcave ukrainase dhe ruse.

“Luftet më intensive po ndodhin në rajonin e Izium. Forcat ruse po përpiqen të përmirësojnë pozicionet e tyre strategjike në zonën e Izium dhe të rinovojnë ofensivën e tyre në Sloviansk”, tha ai.

Syniehubov shtoi se një numër qytetesh të tjera janë granatuar në 24 orët e fundit, duke përfshirë Pyatyhatky, Balakliya, Tsyrkuny dhe zonën Chuhuyiv.

Të ngjashme