Edhe pse Dritan Abazoviq u bë kryeministër i Malit të Zi, jo duke përfaqësuar një parti politike shqiptare, por përkundrazi një parti politike serbe, kjo nuk i ka mjaftuar këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Bekim Qokut, që ta barazojë atë me njërin nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Talat Xhaferin.
Abazoviq drejton partinë URA, që ndonëse në lexim të parë tingëllon si një emër shqip, “URA” nuk ka të bëjë asgjë me gjuhën shqipe, por është akronim për emërtimin më të gjerë në serbisht: Ujedinjena Reformska Akcija, shkruan Demokracia.com.
Këshilltari i kryeministrit Kurti për Maqdoninë e Veriut, Bekim Qoku, i cili do të kandidojë për deputetët në listën e partive shqiptare opozitare në këtë vend, ka dalë edhe hapur kundër idesë së kryeministrit të parë shqiptar, që pritet të bëhet realitet, sot më 28 janar 2024.
Qoku ka shtruar pyetjen se “A na duhet edhe një Abazvoiq i ri në formën e Talatit?”.
Për Qokun, Abazoviq flet shqip dhe punon për serbët, por ka harruar se kur ai është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, shefi i tij që është kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar atë me fjalë të mëdha.
“Ju përgëzoj nga zemra Dritan Abazovic, Kryeministri i parë i Malit të Zi nga komuniteti shqiptar i vendit. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon”, ka shkruar Kurti në Twitter më 29 prill 2022. /Demokracia.com/
Lexo më shumë: