Kuriozitete
Nuk mund të priste, shoferi i veturës godet qëllimshëm vazhdimisht me veturë autobusin e ndalur në Edinburg
Demokracia
09:37 | 30 Maj 2023

Share:

Ky është momenti bizar kur shoferi qëllimshëm godet veturën e tij në pjesën e pasme të një autobusi dykatësh në Skoci, derisa kalimtarët e rastit shikonin me habi.

Pamjet janë filmuar nga një dëshmitarë okular javën e kaluar në afërsi të Edinburgut të Skocisë, ku shihet një Dacia Duster e kaltër duke u përplasur në pjesën e pasme të autobusit dykatësh, që e godet 15 herë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet autobusi i ndalur në korsinë në një rrugë të frekuentuar, ndërsa shoferi i veturës humb durimin dhe fillon qëllimisht ta godet autobusin.

Pasagjerët e shokuar brenda autobusit, “shkundeshin” sa herë që me mjetin e tij e godiste mjetin e transportit.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa identiteti i shoferit të veturës akoma nuk është zbuluar.

Të ngjashme