Sport
“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit
Demokracia
09:53 | 01 Mars 2021

Share:

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e fundit, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i njohur me nofkën “Rrapa” ka fituar tituj kampioni në Superligë me Dritën, derisa ka marrë pjesë edhe në garat evropiane me skuadrën gjilanase.

Por, mbrëmë bëri bujë një deklaratë e analistit dhe ish-drejtorit të Prishtinës, Granit Begolli.

Begolli në një emision televiziv tha se Shabani pritet të largohet nga Drita në fund të edicionit.

Demokracia.com ka kontakatuar me zyrtarët e Dritës në lidhje me këtë çështje.

Presidenti i Dritës, Valon Murseli nuk e ka mohuar as pohuar një gjë të tillë, derisa thotë se klubi gjilanas nuk merret me analista.

“Drita nuk merret me analista, për rroga apo edhe për kontrata. Mbi 95 përqind e futbollistëve kanë kontrata edhe për më shumë se një vit”, ka thënë Valon Murseli.

“Ne jemi njëshi në këtë aspekt”, tregoi ai.

Nga ana tjetër, Demokracia.com ka kontaktuar edhe me drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi thotë se shumica e futbollistëve kanë kontrata për më shumë se një vit.

“Drita nuk merret me deklarata të analistëve në studio. As nuk e mohoj e as nuk e pohoj”, ka deklaruar Zymberi.

“Ne nuk e kemi vetëm Xhevdet Shabanin, por edhe shumë futbollistë tjerë që kanë kontrata më shumë se një vit”, përfundoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme