Lajme
Vuçiq për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë: Duan të m’i heqin 50 mijë vota
Demokracia
17:43 | 27 Mars 2022

Share:

Qëndrimin e ri të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, se lufta në Ukrainë do të vazhdojë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq e sheh me shqetësim.

Sipas Vuçiq, Biden nuk flet rastësisht, por i mendon mirë gjërat para se t’i thotë. Këtë deklaratë, Vuçiq e lidh me Kosovën që, sipas tij, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përmendur edhe njëherë moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve nga ana e autoriteteve kosovare.

“Gjithçka më shqetëson. Më e rëndësishme për ne është të kujdesemi për veten. Unë e njoh Bidenin si një njeri shumë të kujdesshëm, që përgatitë çdo gjë. Në bisedën tonë të parë e kuptova se ai ka një ekip që e përgatit jashtëzakonisht dhe nëse thotë diçka, atëherë nuk e thotë rastësisht”, ka thënë Vuçiq.

Duke moslejuar zgjedhjet, Kosova sipas Vuçiqit synon t’ia heqë atij gati 50 mija vota të serbëve në veri.

“Ka tentativa nga njerëz të papërgjegjshëm që të bëjnë diçka. Kështu është rasti edhe me zgjedhjet në Kosovë. Unë i marrë më shumë se 90 për qind të votave atje. Kanë llogaritur se nuk do të heqë dorë nga 50 mijë vota dhe se do të më shtyjnë të futem në këtë e pastaj ta shohim se kë do ta dëbojmë nga Kosova e Mali i Zi”, ka thënë Vuçiq.

Përveç Kurtit, akuzat të drejtpërdrejta Vuçiq ka edhe për homologun malazez, Milo Gjukanoviq, për të cilin thotë se bashkë me Albin Kurtin nuk bëjnë gjë tjetër veçse përgojojnë Serbinë.

“Shikoni çfarë po bëjnë Albin Kurti e Gjukanoviqi, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë, të thonë se Vuçiq është Putini i vogël, që ta ngarkojnë gjithë Perëndimin mbi qafën e Serbisë. Serbia nuk flet kurrë për ata, po duan ta ndalojnë rritjen ekonomike të Serbisë. Si gazeta Guardian, asgjë nuk bën tjetër, vetëm gënjen”, përfundoi Vuçiq.

Të ngjashme