Sport
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë: Ndeshja Prishtina – Drita kishte një mysafir të çuditshëm
Demokracia
10:30 | 10 Shkurt 2021

Share:

Prishtina dje ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Dritën në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Gjithçka vendosi një supergol i shënuar nga Lorik Boshnjaku në vazhdime, pasi koha e rregullt ishte mbyllur me rezultat 0:0.

Megjithatë, e veçanta e kësaj ndeshjeje ishte vizita e papritur e një qeni. Asnjëherë më parë nuk ishte parë që në stadium të futet qeni, kjo për shkak të infrastrukturës që ka stadiumi dhe është i rrethuar gjithandej.

Por ja që dje ky qen që shihet në foto më poshtë, ia doli t’i “thyej” barrierat dhe të futet në stadium për ta bërë një xhiro dhe i qetë doli jashtë, pa e penguar askënd dhe pothuaj i pavërejtur nga të pranishmit, por jo edhe nga syrit të kamerës së Demokracia.com.

Ndoshta edhe solli fat për Prishtinës, pasi bardhekaltrit në minutat e fundit arritën ta sigurojnë kualifikimin.

Më poshtë shiheni foton e qenit në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme