Lifestyle
Nuk keni nevojë për krem nate, këta dy përbërës do ta mbajnë lëkurën tuaj të hidratuar
Demokracia
23:39 | 19 Maj 2022

Share:

Të gjithë duan të kenë një lëkurë të butë dhe rrezatuese. Për të shmangur lëkurën e thatë, ne shpesh zgjedhim hidratues të ndryshëm, të cilët shpesh mund të jenë shumë agresivë për lëkurën.

Gjithnjë e më shumë vajza dhe gra zgjedhin produkte natyrale për kujdesin ndaj lëkurës.

Përbërësit:

Oriz
Mjaltë

Përgatitja:

Hidhni dy lugë oriz në një blender dhe përzieni derisa të përftoni një pluhur. Përzieni masën me disa lugë mjaltë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni një për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Pas maskës nuk ka nevojë të aplikoni asgjë në fytyrë.

Gratë aziatike përdorin orizin për kujdesin e fytyrës dhe të gjithë e dimë se sa rinore duken. Pra, kjo maskë do ta ushqejë lëkurën tuaj gjatë natës. Orizi përmban antioksidantë dhe vitaminë E dhe B, dhe në kombinim me mjaltin është një aleat i përsosur në shërbim të bukurisë.

Të ngjashme