Pa u bërë një javë e plotë nga ardhja në Kosovë, Emmanuel Egbo është njoftuar me humbjen e parë në Superligë.
Trajneri i Prishtinës me skuadrën e tij janë kthyer pa asnjë pikë nga udhëtimi në Malishevë.
Një gol i Ilir Mustafës nga penalltia në fundin e ndeshjes ka kthyer malishevasit tek fitorja pas disa javësh zhgënjim.
Me këtë humbje, Prishtina kalon në vendin e pestë dhe po i dobëson shpresat për kualifikim në pozitat që çojnë në garat ndërkombëtare.