Lajme
“Nuk kemi kurrfarë mbështetje”, invalidi i UÇK-së ka një apel për Kurtin
Demokracia
18:26 | 02 Gusht 2023

Share:

Shkumbin Hoti, invalid i luftës së UÇK-së, në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se është i dëmtuar në bosht kurrizor.

“Unë kam qenë ushtar, në bosht kurrizor jam i dëmtuar, e kom shkallën 90 për qind. E kam një ortezë në krahun e djathtë dhe në këmbë dhe këmbën e majtë e kam të plagosur. Gjatë udhëtimit në një fshat afër Rekës së Keqe, kemi rënë në pritë 9 ushtarë më 9 korrik 1998. Prej fshati Shishgon kemi vazhduar në Dobrosh, më pas në Gllogjan e në Malishevë. Në Malishevë, në spital, Fadil Beka mi ka hjek copat e granatës. Prej atje kemi vazhduar për në Shqipëri, prej Shqipërisë, kam vazhdu me trajtim jashtë shtetit, në Turqi. Pastaj mas 9 muajve jam kthy në Tiranë, prej Tiranës kam shku në Gjermani.”

Ai tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti nuk ka marrë mbështetje, ndonëse thotë se ka bërë kërkesë për shërim jashtë vendit.

“Dashta me cek që në Qeverinë Kurti 1 dhe 2 nuk kemi kurrfarë mbështetje. Kam bërë kërkesë përmes shoqatës dhe përmes qeverisë, ministrisë për trajtim jashtë shtetit. Prej pavarësisë, unë i kam marrë vec tri orteza prej shoqatës”, tha ai.

Ai i ka bërë apel kryeministrit kurti “që të mos bëjë pazare në emër të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”.

“Qe 2 vjet e gjysmë që e ka pushtetin, na lodhi me këto lista të veteranëve. Merri pastroji. Edhe unë jam që janë rrit listat”, tha ai.

Të ngjashme