Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla vazhdimisht po bën gabime në rrjetin social Twitter.
Ajo krahas ngatërrimit të flamujve, etiketimin e personave të gabuar në postimet e saja, këtë herë ajo ka bërë gabime drejtshkrimore kur ka shkruar për 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.
Gërvalla në postimin e parë ka përdorur fjalën “ob” në fjalinë e saj, fjalë kjo që nuk ka kuptim në shkrimin që ajo ka bërë në Twitter.
“9/11 was not only an attack on America. It was an attack on all of us, ob our way of life”, shkruhej ndër të tjera në postimin e parë të Gërvallës.
Mirëpo, disa minuta më pas ajo ka vërejtur gabimin e saj dhe ka fshirë postimin, për ta rishkruar dhe rregulluar gabimet drejtshkrimore.
Gërvalla në postimin e dytë fjalën “ob” e ka zëvendësuar me fjalën “against”.
Kujtojmë se Gërvalla në një mesazh ku ka ngushëlluar familjet e viktimave në Spitalin e Tetovës , në vend se t’ia bënte “tagg” ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani, ia ka bërë “tagg” një personi krejt tjetër. Kurse, të mërkurën ajo duke ia uruar Ditën e Pavarësisë, Andorrës, kishte ngatërruar flamurin duke e vendosur atë të Moldavisë.