Lajme
“Nuk ka urgjencë”: Kurti tash synon që Albulena Haxhiu të dështojë veç nga një herë në javë
Demokracia
11:04 | 18 Maj 2025

Share:

Deputeti që në mënyrë kundërkushtetuese mban edhe postin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, synon që kandidatja e vet, Albulena Haxhi, të mos dështojë më çdo të dytën ditë.

Propozimi më i fundit i Vetëvendosjes, pas plot 17 dështimesh të Albulena Haxhiut, ishte që vazhdimet e seancave konstitutive të mbahen një herë në javë.

Partitë ish-opozitare e refuzuan qysh në start: Rregullorja e miratuar nga Vetëvendosje gjatë legislaturës së kaluar, nuk e leon një gjë të tillë.

Në seancën e shtatëmëbdhjetë të dështuar, nuk pati as shikime, e lëre më shtrëngim duarsh mes Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut: jo nga pakkush u pa edhe si një acarim i mundshëm mes tyre.

Haxhiu e ka bartur barrën e denoncimit publik për mostërheqjen e saj – gjë që s’dihet nëse është instistim vetanak apo partiak.

Veç dy ditë para se të nominohej si kryeparlamentare nga Vetëvendosja, Haxhiu në “Kanal 10” ishte shprehur që kurrë as që ka menduar që të jetë kandidate për kryeparlamentare.

Takimi te Vjosa Osmani

Siç mësoi Nacionale, Albin Kurti brenda takimit të të gjithë liderëve në Presidencë të Kosovës, ka thënë se “i ka votat për qeveri, por jo për Albulena Haxhiun”.

Kjo, në vetvete, përbën kontradiktë…

Për më tepër, në atë takim Kurti ka refuzuar kategorikisht që të ndërrojë emrin e Haxhiun si e nominuar e tij për kryeparlamentare, duke u thënë Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt, se “askuh nuk ka të drejtë të më përzihet” në përzgjedhjen e emrin.

Përveç LDK-së që ka mohuar të ketë votë për cilindo kandidat të VV-së, AAK-ja i ka ofruar rrugëdalje që të ofrojë kandidatë konsensualë (pesë votat e tyre, do të ishin zgjidhje për ngërçin) dhe po ashtu PDK-ja me kushtin që kandidatët e VV-së të mos përfshijnë ish-anëtar të kabinitet qeverisës.

Por, Kurti refuzon.

Lumir Abdixhiku me të daë nga mbledhja tha se Kurti u ka thënë se për të nuk përbën urgjencë zgjedhja e institucioneve të reja dhe se kjo është “pritje mediatike, jo e populllit” – ndonëse janë bërë qe tre mua që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Takimi s’prodhoi asnjë rezultat, me palët që dolën të tregojnë se synimi i deklaruar për të adresuar zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës, u has në atë që Albin Kurti s’lëviz as edhe një ‘inç’ nga pozicioni për të mbajtur kanidaturën e Albulena Haxhiut e cila as pas 16 tentimesh brenda një muai nuk i ka votat për t’u zgjedhur. Për liderët politikë, Haxhiu është veçse pasqyra e Albin

Kurtit që s’i ka votat për qeveri, zgjedhja e së cilës do ta vendoste brenda afatit 15 ditor kushtetues për të zgjedhur qeverinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nga palët pa veçse “vullnet minimal” për zgjidhje dhe se do të pres që nëse zvarritja vijon, mbetet që t’i adresohet ajo vetë Gjykatës Kushtetuese për të gjetur përgjigje për zhbllokimin.

“Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vimë deri këtu…Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit.

Nëse shkon shumë shumë gjatë, liderët duhet të ulen e të pajtohen për zgjedhje, megjithatë për këtë duhet të pajtohen së pari për konstituim të Kuvendi”, tha Vjosa Osmani.

Të ngjashme