Lajme
Nuk ka tolerime, Policia shqiptoi 15 mijë gjoba për tetë ditë
Demokracia
21:30 | 12 Prill 2024

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga tre prilli deri më 11 prill, ka shqiptuar 15 mijë e 347 gjoba.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor, Policia ka vazhduar me zbatimin e këtij ligji.

PK-ja ka deklaruar se fokus kanë qenë kundërvajtjet që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik dhe janë shkaktarë më të shpeshtë të aksidenteve.

Shqiptimi i gjobave:

· 6,923 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë

· 1,205 kundërvajtje për mos përdorim të rripit të sigurisë

· 639 kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

· 63 kundërvajtje për tejkalim në vijë të plotë apo vende të ndaluara

·18 kundërvajtje për ngasje nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje pjesëmarrëve në trafik që t’iu përmbahen dispozitave ligjore, të jenë vigjilentë në rrugë dhe të respektojnë rregullat nga ligjet e reja në trafik.

Të ngjashme