Sport
Nuk ka pushim për presidentin Ademi, vazhdon t’i vëzhgojë nga afër aktivitetet e FFK-së
Demokracia
14:25 | 19 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po vazhdon të ndjek nga afër ditë pas dite projektet e FFK-së.

I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës e ka vizituar sërish Kampin Nacional në Hajvali për të parë nga afër “Play-Off”-in e grupmoshave të reja, shkruan Demokracia.com.

Në të njëjtën kohë, Ademi ka vëzhguar edhe licencimin e grupit të dytë të gjyqtarëve për sistemit VAR.

“Sot e vizitova sërish “Play-Off”-in Nacional të grupmoshave të reja në Kampin Nacional në Hajvali, ku po zhvillohet pjesa përfundimtare e garës por edhe e licencimit të grupit të dytë të VAR-it”, shkroi Ademi në Facebook.

Pas Kampit Nacional, afër Hajvalisë, Ademi vizitoi edhe aktivitetin “FUN & FOOTBALL” të organizuar nga KF Shkëndija nga Hajvalia e cila u mbajt në Kishnicë. Ky aktivitet grumbulloi më shumë se 250 fëmijë të talentuar nga Hajvalia me rrethinë.

Kjo nuk ishte e tëra nga presidenti i FFK-së. Ai paraditen e sotme ka qëndruar edhe në Klinë e Pejë.

Ademi ka qëndruar në Pejë për të ndjekur fillimin e punimeve në rregullimin e fushave në stadiumin e Besës “Shahin Haxhiislami” dhe atë të Dukagjinit të Klinës “18 Qershori”.

Presidenti Agim Ademi ndjek nga afër rregullimin e fushave në regjione

Në fakt, me mbështetjen e FFK-së ka filluar rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave me bari natyral nga ekspertë të kësaj lëmie, e ku synohet të krijohen kushte sa më të volitshme për futbollistët për edicionin e ri garues./Demokracia.com/

Të ngjashme