Sport
Nuk ka pushim për Premierligën, sonte zhvillohen disa ndeshje interesante
Demokracia
09:52 | 02 Shkurt 2021

Share:

 

Premierliga e Anglisë vjen sonte me disa ndeshje mjaft interesante që zhvillohen në kuadër të javës së 22-të, shkruan “Demokracia.com”.

Arsenali i Granit Xhakës, do ta ketë një udhëtim shumë të vështirë ku ndeshet me Wolvesin nga ora 19:00.

“Topçinjtë” duhet medoemos të marrin fitore për t’ju afruar kështu zonës evropiane, ndryshe mund të mbesin këtë vit jashtë garave ndërkombëtare.

Dy orë më vonë, saktësisht nga ora 21:15, Manchester Unitedi i cili në fundjavë barazoi me Arsenalin, do të kërkojë t’u rikthehet fitoreve sonte  pasi në “Old Trafford” e pret Southamptonin.

“Djajtë e kuq”, do t’u duhet shumë punë për të marrë pikët e plota pasi Southampton po tregohet sivjet një rival shumë i vështirë.

Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme: /Demokracia.com

Të ngjashme