Lajme
“Nuk ka pacientë të lënduar”| Spitali i Shkodrës: Shërbimi vazhdon pa ndërprerje
Demokracia
10:19 | 22 Prill 2023

Share:

Pas zjarrit që përfshiu një nga dhomat e pacientëve në shërbimin e Pneumologjisë, ka reaguar dhe Spitali Rajonal Shkodër. Sipas deklaratës së tyre nuk ka pacientë të lënduar nga zjarri, ndërkohë po merren masa për riparimin sa më të shpejtë të ambienteve spitalore.

“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar.

Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera, shkruan euronews.al.

Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”,-thuhet në deklaratën e spitalit.

Të ngjashme