Për çdo zhvillim pozitiv në Kosovë, Qeveria Kurti meritat po ia atribuon vetes. Kurse, dështimet, qeverisjes 20-vjeçare.
Jemi mësuar ta shohim duke i marrë meritat e Policisë, Prokurorisë etj., por deri më sot nuk kemi dëgjuar që Qeveria të provoi t’ia marrë meritat edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2022. Ky është raporti i parë i cili përfshin periudhën e plotë njëvjeçare të qeverisjes sonë. Kemi shënuar progres në shumë fusha si administratë publike, luftën kundër korrupsionit, politikat monetare, sociale, punësim, arsim dhe kulturë. Pra nga viti i kaluar, ky raport ka shënuar progres dhe është një ndër raportet më të mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndër më të mirat ndonjëherë për Kosovën. Përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është vlerësuar pozitivisht, me të arritura në fusha të ndryshme. Është evidentuar gjithashtu dhe avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane”, thuhet në një postim të Qeverisë.
E vetmja punë e Qeverisë në procesin e organizimit të zgjedhjeve është ndarja e buxhetit. /Demokracia.com/