Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë emrat më të lakuar në mediat rozë tash e disa javë.
Kjo për arsye se dyshja vazhdimisht shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se ish-çifti janë sërish bashkë.
Dhe kjo po del të jetë e vërtetë, pas disa fotografive të shkrepura nga paparacit ku shfaqen të dy duke u përqafuar pasi darkuan së bashku, informon Demokracia.com.
“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte aspak turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithashtu dukej e lumtur. Ben ia kaloi shumë mirë me miqtë e Jennifer dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë qeshnin shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një dëshmitar që i pa nga afër.
Rikujtojmë se Ben dhe JLo patën një lidhje dashurie dy-vjeçare, nga viti 2002 deri më 2004. /Demokracia.com/