Sport
Nuk ka më asnjë dyshim, Ribery  jep fund karrierës si futbollist aktiv
Demokracia
14:09 | 21 Tetor 2022

Share:

Tashmë është zyrtare, Franck Ribery i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 39-vjeçare.

Kampioni francez e ka bërë publike këtë lajm nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Tëitter” duke postuar një video me momentet e tij më të bukura në karrierë.

“Topi u ndal. Por emocionet brenda meje, jo! Ju falenderoj të gjithëve për këtë aventurë të madhe.”, ishte shkrimi i francezit në postimin e tij.

Ribery “vari këpucët në gozhdë” me Salernitanën në Serinë A, aty ku do të përfshihet zyrtarisht në stafin e trajnerit Davide Nikola. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur veshur fanellat e Metz, Gallatasaraji, Marsejë, Bajern Mynih dhe Fiorentina.

Ky ishte viti i tij i dytë në Salerno, teksa në këtë sezon, 39-vjeçari është aktivizuar vetëm në një ndeshje në Serinë A, duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

Në karrierën e tij, Fronk Riberi është shpallur 9 herë kampion i Gjermanisë, 6 herë fitues i Kupës së Gjermanisë, 4 herë fitues i Superkupës së Gjermanisë, 1 herë fitues i Kupës së Ligës në Gjermani, 1 herë fitues i Champions-it, 1 herë fitues i Kupës së Botës për klube, 1 herë fitues i Superkupës së Europës, 1 herë fitues i Kupës së Turqisë. /Demokracia.com

Të ngjashme