Lajme
Nuk ka më airplane mode| BE do të lejojë telefonatat në avion
Demokracia
21:28 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Pasagjerët e linjave ajrore në BE së shpejti do të jenë në gjendje të bëjnë telefonata gjatë kohës së janë në avion.

Komisioni Evropian vendosi që linjat ajrore mund të ofrojnë teknologji 5G në aeroplanë, krahas data-mobile që janë më të ngadalta.

Kjo mund të nënkuptojë se pasagjerëve nuk do t’u kërkohet më të vendosin telefonin e tyre në airplane mode.

Ende nuk janë bërë publike specifikat se si do të zbatohet plani.

Afati i fundit për shtetet anëtare për të vënë në dispozicion teknologjinë 5G për avionët është 30 qershori 2023.

Kjo do të thotë që njerëzit mund të përdorin të gjitha opsionet e telefonit të tyre në mes të fluturimit – duke përfshirë telefonatat, si dhe aplikacionet që transmetojnë muzikë dhe video.

Thierry Breton, Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, tha se plani do të mundësojë shërbime inovative për njerëzit dhe do të ndihmojë kompanitë evropiane të rriten.

Të ngjashme