Lajme
“Nuk ka hapësirë për diskutime me Kurtin”: Petkoviq dyshon se Vuçiq do të pranojë ftesën e Borrell për takim në Bruksel
Demokracia
11:45 | 17 Qershor 2023

Share:

Duke folur për ftesën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për të thirrur takim për “menaxhim krizash” e jo të Nivelit të Lartë në Bruksel, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, tha se ende nuk është vendosur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëse do t’i përgjigjet pozitivisht asaj ftese, ngase, siç beson ai, “nuk ka hapësirë për bisedime” me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Petkoviq vazhdon t’i bie borisë së zakonshme të propagandës se Kurti dëshiron “të nis lufët” dhe se “në dritë të kësaj” nuk ka hapësirë për të dialoguar. “Sepse dialogu nënkupton bisedime për normalizim të marrëdhënieve ndërsa Kurti bën të kundërtën, është i dhunshëm. Këtë vendim e merr Presidenti Vuçiq, por nuk shoh hapësirë për diskutim”.

Edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me ftesën e Borell, për takim të nivelit të lartë, me palën serbe.

Kurti ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të shkoj apo jo në Bruksel. Krejt kjo sipas tij, sepse kur Ai i tha Borrellit se duhet të takohen, përgjigjja e z.Borrel ishte se njëherë duhet të shtensionohet situata.

Sipas Kurtit, tash pas rrëmbimit të policëve, kur situata është tensionuar edhe më shumë, z.Borrell e ka ftuar në takim. Por Kurti ka thënë se do ta njoftoj z.Borrell nëse do të shkoj ose jo në takim.

“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëhërë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur këkrkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionoj situatën”.

“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, ka thënë kryeministri.

Këto komente Kurti i ka bër gjatë paraqitjes së tij në Forumin e Prespës, në Maqedoninë e Veriut.

Të ngjashme