SBASHK vazhdon të kërkojë grevë për shtesa, nuk ka përkrahjen e mësimdhënësve.
Pas një muaji pushim, rreth 345 mijë nxënës të nivelit para universitar filluan gjysmë vjetorin e dytë.
Një situatë e tillë u pa të jetë edhe në shkollën Model “ Qamil Batalli në Prishtinë”, ku edhe po respektoheshin rregullat Anti-Covid.
Pavarësisht kësaj nga 748 nxënës që vijojnë këtu mësimin, jo të gjithë u panë prezent e të tjerë u panë të lumtur që filluan mësimin e takuan shokët e klasës. Këta të fundit po shpresojnë që situata me pandeminë në vend të përfundojë sa me shpejtë e ti kthehen mësimit si më parë.
Drejtori i kësaj shkolle, Liridon Maliqi thotë se shkolla që drejton ai këtë gjysmë vjetor do të vazhdojë përsëri me skenarin A dhe të gjithë nxënësit do të vazhdojnë të jenë prezent në shkolla.
Megjithatë, gjysmë vjetori që nisi u tha se do të fillojë me një grevë nga mësimdhënësit. Kështu së paku ka paralajmëruar SBASHK-u.
Por, një iniciativë e tillë duket se nuk e ka përkrahjen e plotë nga mësimdhënësit. Por ndryshe po thonë mësimdhënësit në shkollën “ Faik Konica”. Kjo mësuese po shprehet se gjatë kohës së pandemisë kanë qenë mjaft të rrezikuar, dhe meritojnë që të marrin shtesa.
E nga drejtoria thonë se nuk ka nevojë që të mbahet grevë. Por që tregojnë se edhe disa nxënës e mësimdhënës janë prekur nga Covid-19.
Ndërkohë SBASHK-u k po vazhdon të paralajmërojë grevat. Pos kësaj kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj kërkoi edhe një takim me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. Nxënësit në Kosovë e përfunduan gjysme vjetorin më herët se zakonisht.