Sport
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Sevilla – Roma shkon në vazhdime
Demokracia
23:02 | 31 Maj 2023

Share:

Pavarësisht përfundimit të kohës së rregullt, finalja e madhe e UEFA Europa League mes Sevilla e Roma do t’i drejtohet 2 pjesëve të kohës shtesë, për të mësuar kampionin e këtij edicioni, pas mbarimit të 90 minutave me rezultatin 1:1.

Golin e parë e gjetën “gladiatorët” e Jose Mourinho, teksa gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë, në minutën e 35-të të sfidës.

Në pjesën e dytë vjen dhe kundërpërgjigja e spanjollëve, me aksionin që nisi nisi nga këmbët e “veteranit”, Jesus Navas, me spanjollin që dërgon një krosim fantastik në zonën e “romakëve”, aty ku Gianluca Mancini i pozicionuar jo siç duhet, devijon topin duke e çuar në rrjetën e tij, në minutën e 55’-të të sfidës.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër përveç se të zhvillohen dhe minutat e mbetura të sfidës, për të mësuar se kush do të jetë kampion i këtij edicioni të UEFA Europa League.

Të ngjashme