Sport
Nuk ka fitues në derbin anglez
Demokracia
19:53 | 17 Janar 2021

Share:

Liverpool e Manchester United janë ndarë në paqe në derbin e madh të kampionatin anglez të luajtur sot në “Anfield”, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse për 90 minuta të dyja skuadrat luftuan shumë në fushë duke e kërkuar golin, ato nuk e gjetën rrugën e rrjetit duke bërë që takimi të mbyllet në barazim 0:0.

Pas kësaj ndeshjeje të dyja skuadrat i ruajnë pozicionet në renditje, ku Manchester Unitedi vazhdon të kryesojë me 37 pikë, ndërsa Liverpooli është në pozitën e tretë me 34 pikë, por rreziko ta humbas atë nëse Manchester City fiton në sfidën e sotme që luan ndaj Crystal Palace nga ora 20:15.

Xherdan Shaqiri në fushë zbriti si titullar te Liverpooli ku luajti 72 minuta për tu zëvendësuar nga Jones. /Demokracia.com

Të ngjashme