Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen, ka pësuar në fushën e vet në sfidën e sotme ndaj Wolsfburgut në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga, shkruan Demokracia.com
Werderi u mposht me rezultat 1:2, duke vu në pah edhe njëherë vështirësitë që po kalon. Rashica në këtë sfidë ishte titullar dhe luajti 82 minuta por pa mundur t’i ndihmojë skuadër shumë.
Gjithsesi, lajmi i mirë për opinionin kosovar është fakti se ai nuk pati ndonjë shqetësim dhe është gati për t’ju bashkuar ekipit të Kosovës për ndeshjet me marsit ku luan me Lituaninë (miqësore) dhe me Suedinë e Spanjën (kualifikuese).
Rashica pritet që nesër të udhëtojë drejt Prishtinës. Werderi më këtë humbje pozicionohet në vendin e 12 me 30 pikë.
Sa i përket rezultateve tjera Bayerni shkatërroi Stuttgartin ndërsa Dortmundi shmangu humbjen në minutat e fundit duke barazuar me Kolnin. /Demokracia.com